Ish/zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha ka bërë një paraqitje me fotoshkrepje nga selia e Parlamentit Europian.
Foto-shkrepja nga selia e Parlamentit Europian, ka intriguar interesimin e mediave, meqë Çavdarbasha nga prilli i vitit 2023 kur e la pozitën e Zv/Ministres në Qeverinë Kurti, kryesisht është parë në angazhime dhe aktivitete të shoqërisë civile, në fushata dhe projekte në mbrojtje të mjedisit.
Pas interesimit, ka qenë vet ish/zv-Ministrja pejane Çavdarbasha, që në në deklarim për ‘RADIO 1’, i ka dhënë shpjegim fotografisë.
‘Bëhet fjalë, për pjesëmarrje në një Akademi të mjedisit qe organizohet nga Agjensioni Suedez për mjedis. Fotografia në Parlamentin Europian, është pjesë e vizitave dhe takimeve në një vizitë studimore në insitucionet më të rëndësishme të BE-së. Aplikimi dhe pjesëmarrja ime do thoja, është më shumë personale, ndërsa akademia zgjatë deri në muajin shkurt 2025. Trajnimet janë të kohëpaskohëshme dhe konkretisht kanë të bëjnë me kapitullin 27-të të BE-së, që ka të bëjë me mjedisin.’-tha Çavdarbasha në ‘RADIO 1’.
Ndryshe, Linda Çavdarbasha, është ekologe dhe aktiviste e përkushtuar me përvojë në zbatimin e projekteve që mbështesin zhvillimin qëndrueshëm në Kosovë. Bazuar në interesat e saj kërkimore dhe të avokimit, ajo ka mbajtur detyra që mbështesin dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër qarkore, edukimin mjedisor, zhvillimin kulturor, Integrimi Europian dhe të rinjtë.
Ka një përvojë në menaxhim të projekteve të BE-së dhe donatorëve tjerë të huaj si rezultat i angazhimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare si: Associazione Trentino con i Balcani, Local Democracy Agency of Kosovo dhe Let’s Do It Peja.
Në Prill të vitit 2021, nga kryeministri Kurti, Çavdarbasha u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pozitë të cilën e ushtroi përreth dy vite, gjegjësisht deri në Prill të vitit 2023./Njeshi&RADIO 1/