14.9 C
Pec
E enjte, 11 Prill, 2024

Ish-zv/Guvernatori i BQK-së, Fatmir Gashi për dinarin: Qeverisë po i mungon memoria institucionale

Eksperti i rryer e ekonomisë, Fatmir Gashi – ish-Zv/Guvernator i BQK-së dhe ish-Zv/Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj, ka folur për aktualizimin e çështjes së dinarit në tryeza ndërkombëtare.

I ftuar në ‘RADIO 1′, Fatmir Gashi ka thënë se tentimi për ta kapur Flamurin e patriotit nga ana e Bislimit, bëri që dinarin e bashkë me dinarin, Kosovën ta çojmë si temë politike edhe në Bruksel e edhe në Këshillin e Sigurimit.

“Duhet të flitet me memorie institucionale, duhet parë se çka ka ndodhur që nga viti 1999, e jo në mënyrë të tillë, në moment të caktuar ta marin flamurin, për çështjet të cilat kanë pasur zgjidhjen e vet në vitin 1999 me një rregullore të cilën e kishte nxjerrë UNMIK-u dhe me 2002 me euro-ndërrim, vendim ky që euro të jetë valutë qendrore në Kosovë dhe me euro të kryhen të gjitha transaksionet e brendshme dhe aty ka përfunduar çështja e dinarit. pra atëherë ju kujtohet, është bërë krejt euro-ndërrimi pa asnjë reagim të Serbisë dhe a e dini pse ka ndodhur ashtu, sepse aty nuk kemi lënë të përzihet politika dhe as nuk kemi thënë e hoqëm dinarin, skemi me pa me sy më, na e hoqëm e këso gjërash. Pra është punuar në mënyrë institucionale e ligjore. Sot, Kosova e ka Kushtetutën e i ka organet.’-tha Gashi.

“Çka ka ndodhur tash, çka është e keqja, në momentin kur është aprovuar rregullorja me 27 Dhjetor 2023, pa paralajmërim, pa koordnim si duket as me askënd, na dalin në Media, zv/Kryeministri Bislimi, i cili deklaron që prej 1 shkurtit nuk do kemi më dinar. Eh, nga ky moment ne vet e dërgojmë dinarin në tryezë politike dhe ky kthim na kthen neve krejt mbrapsht, duke na çuar ne edhe në Këshill të Sigurimit.’-tha Gashi në ‘RADIO 1’

Gashi është pyetur pë respektin e treguar për Bislimin kur ja kishte dorëzuar Ministrinë e Financave në Qeverinë ‘Kurti I’.

‘Po, unë ju kam thënë, jam i gëzuar që po ja dorëzojë Ministrinë Besnik Bislimit, një eksperti ekonomik, profesor i Universitetit amerikan, mirëpo çka e gjeti, kjo është shumë e pafavorshme.’-shtoi Gashi.

Gashi ka folur edhe për raportet e Qeverisë Kurti me SHBA dhe ka krahasuar kohën e tij, të Qeverisë Haradinaj me taksën 100%.

“Ajo politikë e Taksës Haradinaj 100%, sa i përket ekonomisë, edhe atëherë e kam thënë ishte e keqe, por e keqe për Serbinë, sepse ishte mekanizëm shtetëror për ti tregu atij zotërisë që të thoshte ti je Kosovë e Metohi dhe ju e dini ajo taksë e jona është mbështetur fuqishëm nga Kurti në opozitë, mirëpo ama si ka ardhë vet në Qeveri shkoj e hoqi. Dhe, mos harroni pavarësisht çka kemi deklaruar ne në publik e edhe ambasadori amerikan i kohës, ne kemi qenë totalisht të koordinuar në veprime. Ta dini se po harrohet, ose po duan ta harrojmë, ne nën taksën 100&, nën presion publik amerikan, me kryeministrin Haradinaj e nxorëm ushtrinë, pikërisht nga amerikanët. Në këtë aspekt Haradinaj është mjeshtër. Njerëz sinqeriteti në veprime i Haradinajt është larg me liderët tjerë.’_shprehet Gashi në ‘RADIO 1’.

Fatmir Gashi ka folur edhe për pozitën aktuale të AAK-së në nivel të Kosovës por edhe të Pejës. Ai është shprehur se është në linjë të të gjitha zhvillimeve brenda partiake, duke shtuar se janë partitë opozitare LDK e PDK që po e krijojnë një propagim të përafrimit të Haradinajt nëpër qarqe jashtë mediale me Vetëvendosjen, kjo për arsye që tja zbehin rolin opozitar, të cilin Gashi thotë se është i vetmi Ramushi që pavarësisht përqindjes dhe rezultatit, e ka të theksuar në raport me Lumirat e Memlin.

‘Pas zgjedhjeve nacionale, dalin numrat dhe atëherë shohim se kush ku e ka vendin dhe kush me kë mund të bashkëpunojë, mirëpo kiamet nuk është nëse edhe do ketë bashkëpunim të diktuar mbi bazën e marrëveshjeve korrekte se ku po duam me e dërgu vendin.’-shtoi ai.

Në Pejë, fatmir Gashi thotë se është koha që pas 12 vjetësh të ketë ndërrim pushteti dhe këtu AAK është e vetmja që bashkë me opozitën tjetër do ta bëjnë ndryshimin./RADIO 1/

Emisioni i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...