27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Ish-zyrtarja e lartë: DASH-i falsifikoi raportin mbi Gazën për ta shfajësuar Izraelin

Departamenti Amerikan i Shtetit falsifikoi një raport në fillim të këtij muaji për ta liruar Izraelin nga përgjegjësia për bllokimin e rrjedhës së ndihmave humanitare në Gaza, duke hedhur poshtë këshillat e ekspertëve të tij, sipas një ish-zyrtari të lartë amerikan që dha dorëheqje këtë javë.

Stacy Gilbert e la postin si këshilltare e lartë ushtarake në byronë për refugjatë dhe migrim të DASH-it. Ajo ka qenë një prej ekspertëve të çështjes që raporti pati në fokus.

Në raport thuhej se ishte “e përgjegjshme të pohohet” se Izraeli kishte përdorur armë amerikane në një mënyrë “jokonsistente” me të drejtën ndërkombëtare humanitare, por se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i lidhur armët specifike amerikane me shkeljet.

Edhe më kontroverse, raporti thoshte se DASH-i “aktualisht nuk vlerësonte se qeveria izraelite po ndalonte apo kufizonte transportin ose dërgesat e ndihmave humanitare të SHBA-së” në Gaza.

Sipas Nenit për Ndihmën e Huaj, SHBA-ja detyrohet që të shkurtojë furnizimet me armë dhe dhënien e ndihmës në siguri për secilin shtet që gjendet se ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës amerikane.

Gilbert që punonte prej 20 vjetësh me Departamentin në disa zona lufte, ka thënë se përfundimet e raportit shkonin kundër pikëpamjes së ekspertëve të DASH-it që u konsultuan për raportin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...