13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

“Ishim të zhveshur, me vetëm një batanije”, palestinezi tregon se çfarë u ndodhi kur i arrestoi ushtria izraelite

Një 22-vjeçar ishte në mesin e dhjetërave burrave të arrestuar në Gazën veriore nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), pamjet e të cilëve u bënë virale.

Këto pamje shkaktuan mjaft reagime, pasi të arrestuarit ishin gjysmë lakuriq, me sy të mbuluar dhe me duar të lidhura pas shpine.

“Ata (IDF) na detyruan të ulemi në mes të rrugës për gati tre orë, pastaj erdhën kamionë, na lidhën duart dhe na mbuluan sytë dhe na çuan në një vend të panjohur”, tha 22-vjeçari për BBC i cili mbeti anonim.

Kur mbërritën në një lokacion, ai tha se ishin përzgjedhur rastësisht për t’u marrë në pyetje dhe u pyetën për marrëdhëniet e tyre me Hamasin.

Djaloshi 22 vjeçar tha se vendi ku u dërguan ai, vëllai dhe pesë kushërinjtë e tij ishte me rërë dhe se ata i kishin lënë pothuajse të zhveshur, por u kishin dhënë një batanije natën.

Pas marrjes në pyetje ai u dërgua në një vend të panjohur dhe thjesht i thanë të shkonte në shtëpi, tha ai, duke u kthyer rreth orës 01:40 të mëngjesit.

“Na liruan të gjithëve, përveç babait dhe kushëririt të madh. Babai im punon për organizatën amerikane UNRWA. Nuk e di pse e morën”, tha ai.

“Ne ecëm zbathur nëpër rrugë në errësirë, me rrugët plot me gurë dhe xham”, shtoi ai./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...