16.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ndarja e ish-çiftit të shumëpërfolur nga “Big Brother VIP Kosova”, Kaderi dhe Lumbardhi, duket se tani është një realitet i konfirmuar.

Skenat e fundit në një event ku të dy ishin të ftuar, kanë përcjellë të njëjtin mesazh të ftohtë dhe të distancuar midis tyre që u përfol në media.

Gjatë një interviste që Kaderi po jepte, u shfaq një moment tensioni kur Lumbardhi u afrua.

Në momentin që kjo ndodhi, bukuroshja prizrenase ktheu kokën në anën tjetër, duke treguar qartë se marrëdhëniet mes tyre nuk janë më ato që kanë qenë dikur.

Foto: Prive

Ky akt i injorimit total nuk la vend për dyshime mbi statusin e marrëdhënieve mes tyre.

Situata u bë edhe më e qartë kur, në një intervistë me gazetaren e “Prive”, Lumbardh Salihu e pranoi hapur se janë të vërteta lajmet për ndarjen e tyre.

Në botën e spektaklit, ku jetët private shpesh bëhen pjesë e interesit të publikut, Lumbardhi dhe Kaderi kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim joemapati dhe të përballojnë këtë fazë të re në jetat e tyre me dinjitet. Pavarësisht presionit dhe vëmendjes, të dy duket se janë të përkushtuar të shkojnë përpara me jetët e tyre. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...