32.1 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Ismaili dhe Szunyog flasin për përgatitjet për anëtarësim në SEPA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka takuar ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilin e ka informuar lidhur me zhvillimet kryesore në sistemin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe mbi qëndrueshmërinë dhe integritetin e sistemit financiar të vendit.

Në njoftimin për media thuhet se guvernatori Ismaili e informoi ambasadorin Szunyog lidhur me veprimet e ndërmarra nga BQK-ja për antarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke përfshirë hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm, që financohet nga Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore si pjesë e një projekti rojonal.

Ismaili potencoi se hyrja e Republikës së Kosovës në sistemet e BE-së do të lehtësonte tregtinë dhe do të kontribuonte në krijimin e një sistemi efikas, të sigurt dhe më të integruar të pagesave, që do t’i shërbente nevojave vendit tonë për rritje ekonomike.

Gjatë këtij takimi, Szunyog tha se BE-ja mbetet e përkushtuar të mbështesë rrugën e Kosovës dhe BQK-në në plotësimin e kushteve ligjore dhe teknike për anëtarësimin në SEPA, si elemente kyç edhe për Planin e Rritjes, si dhe integrimin e vendit tonë në familjen evropiane dhe përfitimet prej saj.

Në fund, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e BQK-së për mbështetjen e treguar nga ana e BE-së për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës, përmes programeve të shumta të mbështetjes financiare nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...