1.4 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Isni Kilaj po mbahet në bazën e EULEX-it në Fushë-Kosovë, dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar mbrëmë nga EULEX-i, por që i njëjti akoma nuk ka udhëtuar për në Hagë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i Isniut, Sedat Sahitaj, i cili tha se ish-kryetari po dyshohet për  ndërhyrje në dëshmitarë.

“Akoma nuk ka shkuar për në Hagë, është në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë. Ndërhyrje në dëshmitarë apo në pengim të drejtësisë”, tha ai.

Kujtojmë se dje, Gjykata Speciale e ka bastisur shtëpinë e Kilajt, ndërsa gjatë javës janë kryer bastisje edhe te Artan Behrami, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala, te tre ish-këshilltarë të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...