34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Istogu hap qendrën e qëndrimit ditor për të moshuarit

Komuna e Istogut ka bërë hapjen e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të moshuarit në zyrat e shoqatës së pensionistëve.

Këtë inaugurim të Qendrës e kanë bërë Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Istogut, Merita Muzlijaj-Bytyqi, kryetari i shoqatës së pensionistëve në Istog, Muharrem Shatri dhe Projekt Menaxheri i Syri i Vizionit, Dukagjin Nishiqi.

Sipas drejtoreshës për Mirëqenie Sociale në Komunën e Istogut, Merita Muzlijaj-Bytyqi, ndërtimi i kësaj qendre nderon mundin dhe sakrificën e gjithë prindërve.

“Me inaugurimin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për Moshën e Tretë, po e nderojmë gjithë mundin dhe sakrificën e të gjithë prindërve tanë ndër vite, prandaj uroj, që ta gëzoni”, është shprehur Muzlijaj-Bytyqi.

Kjo qendër është mundësuar në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë – AGE+”, i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...