Istogu shënon sot 20 Qershorin – 26 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb.
me këtë rast një varg aktivitetesh e karakterizojnë këtë ditë feste e përkujtimi.
Ceremonia kryesore e ditës, do të jetë ajo e orës 12:30 minuta, ku do bëhet përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve – Fshati Vrellë.
Agjenda:
Këshilli Organizativ, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës z. Ilir F. Ferati ka kënaqësinë t’ju ftojë në ceremoninë e përurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 20 qershor 2025 në fshatin Vrellë.
Ky aktivitet i veçantë organizohet nën patronatin e Shkëlqesisë së Saj, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Istogut.
- Agjenda e Ditës:
- 09:30 – 10:00 | Seancë Solemne e Kuvendit Komunal – Salla e Kuvendit
- 10:00 – 10:10 | Homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve – Istog
- 10:10 – 10:15 | Homazhe tek shtatorja e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova – Istog
- 10:30 – 11:00 | Përurimi i shtatores së Heroit të Kombit Selman Kadria – Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”, Istog
- 12:30 – 13:30 | Përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve – Fshati Vrellë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Ju mirëpresim në këto ngjarje me peshë historike e emocionale për gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe më gjerë!’-thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së dhe komunës së Istogut./Njeshi&RADIO 1/
UBO Consulting: Qytetarët të ndarë për koalicionin më të mirë: LVV-LDK-NISMA apo PDK-LDK-AAK-NISMA