5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Isufi: Edhe në të kaluarën patëm probleme por kishim bashkëpunim me aleatët

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Isufi nga AAK ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur probleme por gjithmonë ka pasur bashkëpunim me aleatët.

“Kosova është projekt i shqiptarëve, por është poashtu në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Kemi një shkëputje me aleatët. Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit jashtë vendit, në kuptimin ndërkombëtar, në vënien e sanksioneve. Edhe më parë pati probleme, por kishte bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Isufi.

Sipas tij, dialogu me Serbinë tani është në gjendje shumë të rëndë.

“Shihet se është një dialog i rëndë, nuk përmban temat për të cilat është zhvilluar dialogu.  Marrëveshja gjithëpërfshirëse që ka ndodhur në Bruksel dhe ajo në Ohër është treguesi më i mirë se janë devijuar gjërat duke dalur në pah cështje teknike që e komplikojnë këtë proces dhe nuk e lënë të ecë përpara. Duhet të kihet parasysh interesi i Kosovës, edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare që ka investuar në Kosovë dhe është në bashkëpunim me Kosovën”, ka vijuar ai./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...