5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Italia, do të ratifikoj anëtarsimin e Maqedonisë së Veriut, ne NATO

Nënkryetarja e Senatit të Italisë, Paola Taverna, ka deklaruar se dhoma e lartë e Parlamentit italian, në fund të këti muaji ose në fillim të muajit të ardhëshëm do të ratifikoj protokolin e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut, ne NATO.

Këto deklarata u bënë pas takimit që Taveran, pati me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, në konferencëne 16 të kryetarëve të Parlamenteve të iniciativës së Adriatikut që po mbahet në Budvë, të Malit të Zi.

Nënkryetarja e Senatit të Italisë, ka thënë se vendi i saj do të vazhdoj të përkrah vendet e Ballkanit Perendimorë, për anëtarsim në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Iniciativa e Adriatikut, është e formuar në vitin 2000, dhe pjesë e saj janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina ,Kroacia , Greqia, Italia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...