Ambasadori i Italisë në Beograd, Carlo Lo Cascio, ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë, që të angazhohen në arritjen e një marrëveshtje rreth çështjes së Kosovës.
Me këtë rast ambasadori italian, ka thënë se e domosdoshme të hiqet taksa prej 100% në prodhimet e Serbisë, dhe ti hapet rrugë dialogut.
Arritja e marrëveshtjes në mes dy vendeve mbetet prioritet i Bashkimit Europian, dhe ky moment duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët ka thënë ambasadori i Italisë në Serbi, Lo Cascio.
]]>