29.5 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Iu keqësua gjendja shëndetësore dersia ishte në një kafeteri së bashku me vëllain, papritmas ndahet nja jeta një 60-vjeçar në Prizren

Sot rreth orës 09:20 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, një qytetar rreth 60-vjeçar me inicialet T.Q. ka ndërruar jetë në një kafeteri, ku po qëndronte bashkë me vëllain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore papritur, ndërsa të pranishmit kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.

Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar të ofrojë ndihmë mjekësore, por përkundër përpjekjeve, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij në vend.

Sipas deklaratave të familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme të mëhershme shëndetësore.

Njësitë relevante të Policisë janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në proces. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...