4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Izrael-Shqipëri, “kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Bloomfield”, do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Shqipëria do të synojë me çdo kusht fitoren sot si mysafire kundër Izraelit, fitore kjo e cila do të ishte e para për “kuqezinjtë” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria barazoi pa gola me Estoninë, kurse Izraeli ndau pikët me Islandën pasi që barazoi me rezultat 2:2.

Momentalisht, vendin e parë në grup e zë Izraeli me pesë pikë të arkëtuara pas tre ndeshjeve, kurse Shqipëria renditet në vendin e tretë me vetëm një pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Izraelit daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe Izraeli shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.

20:45 Izraeli – Shqipëria (Stadiumi Bloomfield)/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...