10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Izraeli e akuzon Afrikën e Jugut për “deklarata të rreme” në GJND

Izraeli ka akuzuar Afrikën e Jugut për sjellje të “deklaratave të njëanshme dhe të rreme” në gjykatën kryesore të Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për të ndaluar fushatën ushtarake në qytetin e Rafahut, në jug të Gazës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka nisur dëgjimet dy-ditore të enjten, pasi Afrika e Jugut thotë se Izraeli po synonte të “fshinte palestinezët nga faqja e dheut”, raporton BBC.

Avokatët e Izraelit janë duke paraqitur të premten përgjigjen e shtetit në gjykatë.

Gjykata tashmë po shqyrton një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut në janar përmes së cilës Izraeli akuzohet për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.

Në aplikimin e tij të fundit, Afrika e Jugut po kërkon gjithashtu të detyrojë Izraelin të lejojë “qasje të papenguar” në Gaza për punonjësit e ndihmës, gazetarët dhe hetuesit.

Izraeli filloi sulmin e tij ndaj Hamasit në Rafah 11 ditë më parë, mes paralajmërimeve nga OKB-ja dhe të tjerët për një rrezik të madh për civilët.

Më shumë se një milion njerëz të zhvendosur ishin strehuar në Rafah dhe më shumë se 630,000 tani janë larguar që nga fillimi i operacionit, thotë OKB-ja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...