5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen

Ndërsa po pritet ende për votën e qeverisë për marrëveshjen e armëpushimit, Izraeli ka nxjerrë emrat dhe moshat e 95 të burgosurve palestinezë që do të lirohen nga burgjet izraelite nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit.

Lista detajon gjithashtu veprat për të cilat ata janë burgosur – duke përfshirë terrorizmin, tentativën për vrasje, dëmtimin e sigurisë rajonale, hedhjen e gurëve ose koktej molotovi, mbajtje të thikave dhe prodhimin e eksplozivëve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria izraelite e Drejtësisë thotë se është një “listë e pjesshme vetëm për qëllimin e valës së parë”, një referencë për fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Në një deklaratë, ministria shton se të burgosurit – të moshës nga 16 deri në 62 vjeç – nuk do të lirohen “para të dielës në orën 16:00”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...