16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Izraeli pretendon se ka vrarë dhjetëra militantë të Hamasit në Rafah

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka bërë të ditur se dhjetëra militantë të grupit Hamas, janë vrarë në Rafah, derisa ofensiva atje po vazhdon.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionin e tyre kundër Hamasit në Rafah, si pjesë e përpjekjeve tona për të mundur Hamasin dhe për të sjellë të gjitha pengjet në shtëpi”, ka thënë Hagari, raporton “Associated Press”.

Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa pjesë të tjera të qytetit jugor Rafah në Rripin e Gazës, që të largohen dhe të shkojnë në, siç i quan, zonat e zgjeruara humanitare në Al-Mawasi.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pushtimi i planifikuar në shkallë të plotë i Rafahut do të gjymtonte më tej operacionet humanitare dhe do të shkaktonte rritje të numrit të viktimave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...