Izraeli ka kryer disa sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se kishte në shënjestër prodhimin e dronëve të Hezbollahut.
Sulmi të enjten në mbrëmje, në prag të Kurban Bajramit, një nga festimet më të rëndësishme në Islam, pasoi paralajmërimet për evakuim për disa ndërtesa në zonë, ku Hezbollahu ka selinë në kryeqytet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat Mbrojtëse izraelite thanë se kishin identifikuar një njësi të Hezbollahut që prodhonte “mijëra” dronë nën tokë, të financuar nga “terroristë iranianë”.
Sulmi ndodhi pavarësisht që një armëpushim kishte hyrë në fuqi midis Izraelit dhe grupit të armatosur për gjashtë muajt e fundit./Njeshi/