15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli ka nisur një sulm hakmarrës kundër Iranit të enjten vonë, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë.

Bëhet e ditur se shteti izraelit ka lëshuar shumë raketa në drejtim të Iranit.

Duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, mediat e huaja raportojnë se zyrtarët izraelit kishin paralajmëruar më herët se do të sulmonin Iranin.

Deri më tash, as Izraeli as SHBA-ja nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi aksionin e raportuar ushtarak, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, shpërthimet kanë ndodhur pranë Isfahanit, qytet ky rreth 340 kilometra në jug të Teheranit i cili përfshin një bazë të madhe ajrore dhe objekte bërthamore.

Por, është konfirmuar se objekti bërthamor është plotësisht i sigurt.

Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij.

Ky sulm ka shkaktuar frikë për një përshkallëzim të madh të konfliktit, pasi tensionet rajonale janë rritur që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...