Ushtria izraelite (IDF) sapo kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se ka përfunduar sulmet kundër Iranit.
“Pak kohë më parë, IDF përfundoi sulme të sakta dhe të synuara kundër objektivave ushtarake në një numër zonash në Iran”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre.
“Aeroplanët tanë janë kthyer të sigurt në shtëpi. Sulmi u krye në përgjigje të sulmeve të regjimit iranian kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij në muajt e fundit. Sulmi hakmarrës ka përfunduar dhe misioni është përmbushur”, njoftoi më tutje ushtria izraelite, shkruan skynews.