12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, shkon në 400 numri i të vrarëve

Më shumë se 400 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një postim në Telegram, grupi thotë se disa viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkaq ushtria izraelite deklaroi se po godet “objektivat terroriste” në të gjithë Gazën pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari, kur filloi armëpushimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...