-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Ja çfarë ndodh kur dhëmbi rritet në hundë (foto)

Një burrë 59-vjeçar luftoi për dy vjet të plota me frymëmarrje për shkak të dhëmbëve që u rritën në hundë.

Është një kusht shumë i rrallë që krijohet dhe nganjëherë mund të jetë krejtësisht pa u vënë re. Në botë, vetëm 23 raste të tilla janë raportuar mes viteve 1959 dhe 2008, sipas revistës mjekësore të BMJ.

Në këtë rast, burri iu drejtua mjekut pas dy vjetësh të problemeve të rënda të frymëmarrjes dhe humbi shijen e tij.

Herë pas here, ai kishte një shkarkesë të bardhë nga hunda, veçanërisht nga ana e majtë. Pas rreth një muaji, duke përdorur kortikosteroidet në pika që janë menduar për të reduktuar inflamacionin e mukozës nazale, e cila nuk e ndihmoi, ai shkoi për testim dhe mjekët zbuluan se hunda e tij është pak e shtrembër, dhe madje me tumor.

Ata rekomanduan t’i nënshtrohet operacionit, por me këtë rast kuptuan se problemi ka të bëjë me dhëmbin që rritej brenda në hundë, transmeton KosovaPress.

Studimet e mëparshme kanë përshkruar se ky problem mund të zhvillohet nëse ekziston një ndarje e dhëmbëve në nofulla për shkak të traumave fizike, infeksion.

Në rastin e 59-vjeçarit, mjeku që e operoi atë thotë se është shumë e mundur që dhëmbi në hundë ka jetuar gjithë jetën e tij, por më parë nuk kishte asnjë problem për të kërkuar ndihmë. Ai shtoi se pacienti ishte mirë një muaj pas operacionit. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...