Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët.
Mësoni përfitimet që merr organizmi falë konsumit të dy frutave në ditë.
Imunitet më i fortë
Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.
Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet.Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.
Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.
Humor dhe Energji
Enzimat aktive të kivit përmirësojnë nivelet e energjisë në organizëm por edhe humorin e mirë. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të nivelit të energjisë me 31%.
Tretje më e mirë
Kivi përmban sasi të larta të fibrës e cila është e domosdoshme për tretjen.Duke ngrënë dy kivi në ditë, trupi do të furnizohet me 4.2 gramë fibër dietike. Studimet kanë treguar se njerëzit e prekur nga konstipacioni kronik, të cilët konsumojnë 2 kivi në ditë për një muaj përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të problemit.
Gjumë më i mirë
Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave një orë përpara gjumit përgjatë katër javëve, përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Sipas tyre, kohëzgjatja e gjumit rritet me 15% ndërsa njerëzit i zë gjumi 41% më shpejt se më parë.
Kivi përbën një kurë shumë të mirë kundër azmës.Enzimat përbërëse të tij zbusin simptomat duke ulur sasinë e rruazave të bardha të gjakut të cilat prodhohen më shpejt tek azmatikët.
]]>