6.3 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ja fotot e para të shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome

Vetë ndërfaqja e shfletuesit ka të njëjtit butonë navigimi dhe rifreskimi si Chrome. Gjithashtu edhe fusha e adresës dhe fotoja e profilit që tregon se kush është kyçur në shfletues.

Microsoft vitin e kaluar tha se kishte në plan të rindërtonte shfletuesin Edge bazuar në Chromium. Gjigandi i softuerit ka testuar disa ndërtime të shfletuesit të përditësuar dhe tashmë kemi foto të progresit që Microsoft ka bërë në këtë drejtim.

Ndërsa versioni aktual i Edge ka ndërfaqen e tij unike, versionet e reja bazuar në Chromium e bëjnë Edge të duke thuajse si shfletuesi Chrome.

Neowin ka publikuar disa imazhe që tregojnë ndërfaqen dhe funksionet e Chromium Edge krahasuar disa cilësimeve. Natyrisht janë vetëm hapat e parë të shfletuesit dhe Microsoft po teston mbështetjen për shtojcat, sinkronizimin dhe një pamje të re të tabeve që përmban faqet më të vizituara.

Nga fotot duket se shtojcat aktuale të Edge janë të mbështetura dhe Microsoft mund të mbështesë edhe ato të Chrome.

Vetë ndërfaqja e shfletuesit ka të njëjtit butonë navigimi dhe rifreskimi si Chrome. Gjithashtu edhe fusha e adresës dhe fotoja e profilit që tregon se kush është kyçur në shfletues.

Kjo sepse Microsoft po bazohet në bërthamën e Chromium. Duke qenë se janë vetëm hapat e parë nuk vëreni ndryshime të shumta vizuale.

Nuk dihet se kur Microsoft do të testojë publikisht shfletuesin. Ndërtimet e para janë duke u testuar nga punonjësit. Nëse dëshironi të jeni prej testuesve të parë atëherë sigurohuni të regjistroheni në programin Insider të Microsoft Edge.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...