0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Ja sesi funksionon aerodinamika e një 2020 Porsche 911

Një nga cilësitë më karakteristike të Porsche 911 të 2020-ës është kuverta në formën e një strehe në pjesën e pasme të makinës.

Është një nga karakteristikat e dizajnit të makinës që vihet në punë kur makina ka nevojë për aerodinamikë. Kjo mund t’i nevojitet makinës për shpejtësi të lartë, frenim të shpejtë ose efiçencë të përgjithshme. 

Të futura pas grilës së përparme janë kanatet aktive në secilin cep, të cilat hapen ose mbyllen. Kur ato janë të hapura, ajri depërton dhe drejtohet për tek gomat e përparme. Në shpejtësinë 70 km/h, kanatet mbyllen për të përmirësuar funksionalitetet aerodinamike.

Pjesa e pasme ka një gyp drejtues, i cili gjithashtu shërben për ftohje. Ajri i cili rrjedh sipër dhe rreth pjesëve anësore të makinës ngec në rripin poshtë dritares së pasme.  Ajri ftoh motorin dhe del në qoshe.

https://www.youtube.com/watch?v=RXRr0aRW6Jg

Pastaj janë edhe krahët aerodinamikë të cilët veprojnë si panel trupor normal kur janë të mbyllura dhe nuk përdoren. Kur makina arrin shpejtësinë 90 km/h, makina kalon në gjendjen “Eco”, dhe krahët ngrihen ngadalë për të larguar pengesën aerodinamike.

Në shpejtësinë 170.5 km/h, makina është e fokusuar në performancë më tepër se tek ekonomia. Krahët hapen më tepër për të krijuar më tepër forcë shtytëse, ndërsa gypat frontalë hapen përsëri për qëllime ftohje.

Krahët aerodinamikë shërbejnë edhe në situata të tjera gjithashtu. Në gjendjen Wet Mode për rrugë me lagështirë, krahët ngrihen për të përmirësuar forcën e fërkimit në kushtet e rrëshqitjes. Krahët gjithashtu aktivizohen në kushte të frenimit të shpejtë, dhe mban forcën shtytëse në aksin e pasmë.

Shikoni të gjitha këto që thamë të veprojnë në videon më lart.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...