3.6 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Jabllanica e Pejës e harruar nga investimet jetike të KEDS

Banorët e fshatit Jabllanicë e Pejës, e njohur si Jabllanica e Leshanit, tash e sa kohë janë të harruar nga investimet e KEDS në përgjithësi, e edhe aso jetike siç janë shtyllat.

Shtyllat aktuale në këtë fshat janë ato të drunjëta, të vendosua dekada më parë, ndërsa të njejtat janë të dëmtuara rëndë, sidomos nga pranvera e kaluar, kur kushtet e motit që pasuan me erëra të forta, i pothuajse i kanë nxjerrë nga baza.

Në këtë mënyrë, ato tashmë po rrezikojnë edhe jetën e banore.

Për rastin, përfaqësues të këtij fshati, i kanë deklaruar Portalit ‘Njeshi’, se janë njoftuar zyrtarisht edhe KEDS, konkretisht Drejtori i degës në Pejë e më pas edhe Policia dhe organet tjera.

Krahas shtyllave që rrezikojnë në Jabllanicë edhe tensioni tejet i ultë i energjisë që vie, e bënë të pamundur jetën, thonë banorët.

Përkundër reagimeve dhe ngritjes së shqetësimeve, sipas banore, deri më tash KEDS nuk ka ndërmarrë asnjë veprim./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...