0.5 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë

Jack Smith, i cili hetoi Donald Trumpin mbi akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 dhe mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjenga pozita  si këshilltar special pasi i dorëzoi raportin e tij përfundimtar mbi hetimet Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland.

Smith  dha dorëheqje pasi ka përfunduar punën e tij në dy hetime penale ndaj Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, raporton Politico.

Vendimi i largimit erdhi përmes një letre që zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan gjykatëses së qarkut në SHBA, Aileen Cannon të shtunën pasdite, duke i kërkuar asaj që të mos e zgjasë një urdhër gjykate që ajo lëshoi ​​javën e kaluar, duke bllokuar përkohësisht publikimin e raportit përfundimtar që Smith ua dorëzoi drejtuesve të departamenteve të martën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...