20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Jahjaga më 30 prill dëshmon para Kongresit Amerikan për krimet e luftës në Kosovë

Më 30 prill  Kosova do të ketë mundësinë që përmes një seance dëgjimore të ftuar nga Kongresisti Amerikan, Z. Eliot Engel, të ndaj me Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan realitetin e luftës në Kosovë dhe të dëshmojë para tyre se si përkundër krimeve të tmerrshme ndaj civilëve, ende nuk ka pasur drejtësi në Kosovë.

Kjo seancë do të jetë ngjarje e madhe për Kosovën, pasi që pas 20 viteve do të kemi mundësi të tregojmë drejtpërdrejtë realitetin e asaj çfarë na ka ndodhur. Është përgjegjësi e veçantë që kësaj ngjarje t’i japim hapësirën e merituar në mënyrë që tu dalim haku personave që kemi humbur, atyre që kanë përjetuar dhunë të jashtëzakonshme, familjarëve të personave të pagjetur, familjarëve të viktimave të luftës, dhe të gjithë aktivistëve qe sakrifikuan gjithëçka për lirinë tonë.  Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...