24.7 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Jakaj i IKD-së: Pritet krizë e rëndë nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë nga Kushtetuesja

Naim Jakaj nga IKD ka komentuar mbi situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar për një krizë të rëndë institucionale nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai për GazetaBlic ka theksuar se qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe të punojnë për interesin e përgjithshëm.

“Kur qytetarët votojnë në zgjedhje të reja, ata presin që përfaqësuesit që kanë zgjedhur do të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe do të punojnë për interesin e përgjithshëm. Deputetët, si përfaqësues të popullit, janë të detyruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, dhe mbi të gjitha, në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”, tha Jakaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...