5.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

“Jam bërë kolonel”, shqiptari publikon dokumentin për rolin që mori në pushtetin e ri sirian

Ebu Katade Albani, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, ka njoftuar se ka marrë gradën kolonel nga kryekomandanti i rezistencës seriane, Ahmed Shera’a.

Lideri i grupit shqiptar në Siri e ka bërë këtë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku edhe ka shpërndarë dokumentet në gjuhen arabe për gradimin e tij, shkruan Insajderi.

“Sot, nga kryekomandanti i rezistencës siriane, Ahmed Shera’a, u bë shpërndarja e parë e gradave ushtarake apo emërtimi i eprorëve të parë. Mua personalisht më nderuan me gradën kolonel. Kjo është nder për ne, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe. Allahu na ndihmoft, na e lehtësoft dhe na dhashë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e reja ushtarake!“, ka shkruar ai në ‘Facebook’. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...