3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Jamie Shea: Ka shumë modele të mira në Evropë për formimin e Asociacionit në Kosovë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovës, Jamie Shea, ka bërë komentet e tij në lidhje me marrëveshjen potenciale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se është një marrëveshje shumë e mirë që të dyja palët të ecin përpara,” – nisi fjalën e tij z. Shea.

“Shtetet do të respektojnë dokumentet, simbolet kombëtare dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është e drejta për vetëvendosje. Kjo pikë është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën.” – shprehet më tej ai.

Shea foli edhe në lidhje Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Trajtimi i komunitetit serb në Kosovë duhet të jetë i bazuar në standarde evropiane. Prandaj, gjuha dhe kultura e tyre duhet pranuar pa asnjë paragjykim… ata duhet të kenë një të ardhme të sigurt në Kosovë. Unë e di mirë që Asociacioni i Komunitetit të Serbëve është një temë e ndjeshme, por në Evropë ka disa modele shumë të mira që mund të merren si shembull për formimin e Asociacionit të Komunave, pa rrezikuar sovranitetin e vendit.” – tha z. Shea. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...