Në një reagim të bërë nga Ministria e Jashtme e Japonisë thuhet se kanë mirëpritur faktin që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë pajtuar që mos të vazhdojnë me diskutime për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet se do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor
“Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e Marrëveshjes”, thuhet në reagim.
“Japonia mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe mbështet përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE nën “Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor”. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane”, përfundon reagimi