8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Jasharaj i përgjigjet Nagavcit për testimin e mësimdhënësve: Nënçmim dhe ofendim ndaj tyre

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj sonte përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do t’a kundërshtojnë një gjë të tillë.

Jasharaj u shpreh se një gjë e tillë do të ishte nënçmim dhe ofendim ndaj tyre.

“Ne do të reagojmë  dhe do ta kundërshtojmë sepse do të ishte nënçmim dhe ofendim për njohuritë që këta njerëz i kanë marrë duke kryer fakultete, Mastere, e duke u përgatitur për sektorin e arsimit”.

“Ne kemi instituar dhe insistojmë që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve, duke dërguar inspektorët profesional”, është shprehur ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...