3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Jasharaj kritikon Nagavcin e Muratin: Si për inat, e mbajtën fjalën – nuk e rriten koeficientin

Ndonëse arsimi në vend u përballë me grevë disa muajshe vitin e kaluar, një të tillë nuk e përjashton sërish kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, por që kësaj radhe po e quan “grevë të heshtur”.

“Greva e heshtur”, sipas Jasharajt, nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave. Nga ky vit, vlera e koeficientit është ngritur në 110 euro, por që nuk mjafton për mësimdhënësit.

Ai ka thënë se mësimdhënësit po humbin kohë duke u munduar ta gjejnë fajtorin për situatën aktuale. Kritika ka për pushtetin, me theks të veçantë ndaj ministres Arbërie Nagavci.

“‘Grevë të heshtur’ e kam quajtur kur mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë në tërë sektorin publik janë të pakënaqur dhe nuk japin kontributin e duhur. Grevë e heshtur në arsim nënkupton kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore hynë në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk  gjejnë zgjidhje, kryesisht në rastin konkret kur kryeministri, ministrja Nagavci as që duan të takohen me ne e të dëgjojnë hallet tona. Si rast më konkret i një rreziku për grevë të heshtur është pakënaqësia tejet e madhe, në arsim, polici, zjarrfikës me rastin e koeficientit nga 105 në 110 që është ironike”, deklaroi Jasharaj, duke thënë se paga këtë vit është ngritur vetëm 28 euro.

Krahas shqetësimit me paga, Jasharaj ka edhe një tjetër, atë të largimit të mësimdhënësve nga Kosova. Thotë se trendi i largimit të tyre në perëndim është i madh, pasi numri i tyre po rritet çdo ditë.

“Ne nuk kemi  shifra të sakta sepse nuk kemi marrë drejtpërdrejt  me këtë çështje por çka të nëpër komuna e dinë dhe të iu them se ne kur e morëm numrin prej 300 e që po rriten, kemi pritur që Drejtoria Komunale e Arsimit e MAShTI do kenë takime urgjente për të parë çka e pse po ndodh kur dihet se vitet e kaluar numri i atyre që kanë kërkuar pushim pa pagesë ka qenë minimal, jemi frikësuar shumë nga kjo rritje, pasi mund të kaloj në shprehi, e mund të ndodh që të kemi ikje të vazhdueshme dhe them se mësimdhënësit e Kosovës nëse zgjedhin rrugë të tillë nuk bëjnë mirë, mirëpo arsye kanë ngase janë të zhgënjyer”, u shpreh Jasharaj, për eo.

Hatërmbetje kanë edhe ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të cilin thotë Jasharaj se si për inate e “mbajti fjalën” për të mos e ngritur koeficientin më shumë se 110 euro.

“Kanë pritur shumë nga Ligji i Pagave që i zhgënjeu, e edhe nga Qeveria se mos do e ngritë koeficientin e pagave së paku në 130 euro dhe si për inate e mbajti atë fjalën që e kishte thënë Murati në gjysmën e vitit të kaluar se ngritja do jetë nga 105 në 110 dhe kjo krijoi zhgënjim, jo për t’u pasuruar këta njerëz por për t’u përballuar më lehtë. E kur merren parasysh kushtet e tmerrshme në shekullin e 21-të, kolegët e mi bëjnë luftë për arsim cilësor me shkumësa, karshi kolegëve në shtetet e zhvilluara që ata punojnë me projektor e laptop me mësimdhënës të cilit figura e mësuesve lëndohet”, u shpreh tutje Jasharaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...