0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Jasharaj thotë se Qeveria nuk takohet me ta nga inati i grevave, Haradinaj: U trajtuat në mënyrë poshtëruese

Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me “gjendjen e rëndë në vend”, kanë organizuar tryezë diskutimi në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mënyra që ka zgjedhur MASHT-i për shpërndarjen e teksteve ka qenë e gabuar. Siç tha ai, kjo formë e pajisjes, shtetit i kushton deri në 12 milion, deri në mbi 6 milion euro më shumë se sa vitet e kaluara.

Ai po ashtu ka thënë se përveç këtij problemi, në kohën e grevave, Qeveria i ka trajtuar mësimdhënësit dhe sindikatën në mënyrë poshtëruese.

“Sot jemi bashkë në një përbërje të duhur dhe së pari po ju shpjegoj se si Aleancë i kemi dhënë shumë rendësi dialogut me palët dhe e dimë që ky dialog na mundëson që të dimë më mirë me gjendjen”.

“Ne i kemi përcjellur të gjitha temat e arsimit, u jemi falënderues të gjithë mësimdhënësve në të gjitha nivelet. E vlerësojmë punën e tyre dhe nuk është dëshira jonë me ndërhy në profesionin e juaj. Kemi ambicie, plane për të ardhmen dhe shpresojmë që të ecim përpara në arsim”.

“Disa shqetësimi lidhur me arsimin i kemi ndarë të gjithë se pari ka qenë statusi financiar për mësimdhënësit. Na ka ardhur shumë keq që në kohën e grevës trajtimi nuk ka qenë meritor, jam ndier keq për krejt mësimdhënësit edhë sindikatën e kanë trajtuar në mënyrë poshtëruese. Nuk është bërë zgjedhje e duhura në atë kohë me 50 euro. Së fundi jemi edhe të shqetësuar edhe me situatën e teksteve”.

“Në mënyrën si po implementohet sot shpërndarje e testeve e kalon 12 milionëshin, 6 deri në 8 milion është më shtrenjtë. Ekziston rreziku që për fëmijët që gjatë gjithë vitit munden me i mungu tekste. Ju bëjë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes. T’i sigurojnë tekste jo të vonohen e ta gjejnë një plan të dytë. Ju lutem menjëherë t’i blini tekstet”, tha ai.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se lajmi i dhënë për librat nga ministrja Nagavci ka qenë tepër i keq e se ajo “nuk takohet me ne nga inati i grevave”.

“Kjo që ndodhi tani, lajmi i parë ishte i keq dhe lajmi i dyte ishte më i keq. Konsideroj që tekstet shkollore të jenë të reja që nga klasa 1 deri 9 dhe ato të dhurohen e jo nga libraritë”.

Sipas tij, deklarata e Nagavcit ishte edhe më skandaloze kur tha se po e ruajnë buxhetin Kosovës.

“Deklarata e Nagavcit ishte edhe më skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin Kosovës e harroi që librat janë në librari e ata mund t;i rrisin çmimet. Ka 7 muaj që Nagavci nuk takohet me ne nga inati i grevave.  Paska ndonjë mësimdhënës që po u bënë presion fëmijëve për mungesë të teksteve. Ne po përballemi vazhdimisht me mësimdhënësit që po përballen me sëmundje të rënda e po shkojnë në shkolla që të mos e humbasin vendin e punës, duhet të ju ndahet një buxhet dhe ato vende të zëvendësohen”, tha ai.

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, para të pranishmëve tregoi disa të gjetura që kjo parti ka gjetur nga fillimi i vitit shkollor deri më sot në lidhje me këtë çështje.

Gjetja e parë, ai tha se është që ky vendim është i kundërligjshëm sepse bie ndesh me ligjin që i garanton nxënësve që tekstet shkollore të merren falas.

“Ne do t’i ndajmë disa gjetje pas një jave që ne si AAK i kemi. Ajo që ne e kemi si gjetje të parë është që ky vendim është vendim i kundërligjshëm dhe bie ndesh me ligjin që i garanton nxënësve që tekstet shkollore të merren falas. Shuma 50+30 nuk mjafton vetëm për klasën e parë, me kalkulimet tona është mbi 70 euro. E dyta aplikimi është i vështirë dhe për shumicën nuk ka mundësi pa një asisit. E treta, tekste e vjetra shumica e tyre janë të pa përdorshme, janë tekste që janë përdorur dhe nënkupton që familjarët prapë po shkojnë me i ble tekstet e reja dhe pse i kanë tekstet e vjetra në shkollë. Një gjetje tjetër është se shumica dërmuese e shkollave nuk i kanë kompletuar të gjitha tekstet. Pastaj gjetja tjetër është se një numër i caktuar i fëmijëve të varfër kanë problem me xhirollogaritë e tyre. Dhe e fundit, cili është instrumenti që e penalizon një prind që ato para i destinon për gjeta të tjera”, tha ai.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Gjakovës, Eranda Kumonva, tha se në këtë komunë deri tani janë mbi 2 mijë nxënës që janë mbetur pa libra.

Ajo ngriti po ashtu shqetësimin që për këtë çështje janë duke aplikuar edhe prindër të pa përgjegjshme nga diaspora.

“Gjendja aktuale është kështu në niveli i parë deri në nivelin e pestë i kemi mbi 5 mijë nxënës dhe nga ta 2630 për momentin janë pa libra ose 45 për qind e tyre. Për arsye të shumta edhe për ato që i përmendët ju. Prindër pa xhirollogari bankare, prindër me xhirollogari bankare të bllokuara, prindër të cilët nuk kanë njohuri që të përdorin platformën. Dhe një fenomen tjetër që dua ta diskutojmë është aplikimi nga diaspora, që ka prindër të pa përgjegjshëm që janë duke aplikuar. Ka librari të pa përgjegjshme që po i rrisin çmimet e librave”, tha ajo.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtorë të arsimit të disa komunave të Kosovës, kryetari i SBAShK-ut e zyrtarë të arsimit të drejtorive komunale.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...