15.9 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Jashari: Deklaratat e Imer Imerit kanë dëmtuar UÇK-në

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka deklaruar se deklaratat e vëllait të aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë dëmtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mbrëmjen e së hënës, ishte Imer Imeri ai i cili kishte deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte vrarë shqiptarë. Lidhur me këtë, Jasharaj ka deklaruar se i njëjti kishte bërë edhe propagandë ndaj luftës së UÇK-së.

“Të gjithë jemi të interesuar që çdo vrasje që ka ndodhur në Kosovë të ndriçohet mirëpo Imer Imeri dhe çiftet e tij siç është edhe ai avokati, janë njerëz që edhe gjatë luftës së UÇK-së me deklarata të tilla e kanë dëmtuar luftën e UÇK-së. Në një periudhë kohore kanë bërë edhe propagandë të jashtëzakonshme ndaj luftës së UÇK-së duke i cilësuar madje edhe në mërgatë edhe në Evropë që këta janë hajdutë”, ka deklaruar ai

Nga ana tjetër, Jashari ka komentuar edhe procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se dihej qysh në vitin 2015 që një gjykatë e tillë do të ishte e njëanshme, e dëmshme dhe jo vetëm.

“Faktikisht edhe sot këtë proces e kemi parë ne si organizata të dala nga lufta siç e kemi parë krijimin e kësaj gjykate më 2015. Ju e dini që atëherë ne e kemi protestuar që mos të jepet mundësia të krijohet një gjykatë e tillë sepse atëherë kemi konsideruar, duke u bazuar edhe në e gjykatat të tjera pas luftës…dhe e kemi ditur që do të jetë e dëmshme, selektive, e njëanshme dhe me shpifje e me akuza siç po del e po vërtetohet në vazhdimësi të inskenuara dhe të përpunuara në Serbi e në Beograd. Nuk është diçka e re që sulmohet UÇK-ja, në këtë rast bartësit dhe udhëheqësit e saj por është shqetësuese me terminologjinë që përdor në aktakuzë pra, si një organizatë e përbashkët kriminale…”, ka deklaruar Jasharaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...