10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Java e 11-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 11-të të PrinceCaffe Superligës,.

Kampioni në fuqi, Peja do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Karagaqi”, në Pejë, me fillim nga ora 17:00.

Verdhëezinjtë nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e dundit, ndërsa skuadra suharekase ka pesë fitore radhazi.

Peja ka shtatë fitore e tre humbje, ndërsa Ylli ka gjashtë fitore e katër humbje.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Vëllaznimit dhe Trepçës, e cila zhvilllohet në palestrën ”Shani Nushi”, në Gjakovë.

Kuqezinjët kanë gjashtë fitore radhazi, pas katër humbjeve në fillim të sezonit, kurse skuadra nga mitrovica ka tre fitore radhazi dhe është lidere e tabelës me tetë fitore e dy humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...