9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Java e 16-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 16-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të luaj me Malishevën.

Skuadra nga Podujeva po kalon në formë të mirë këtë seozn, kua aktualisht rendiet e dyta në tabelë me 28 pikë të grumbuluara, ndërsa Malisheva ka 20 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Lirisë dhe Gjilanit.

Dy skuadrat po kalojnë në krizë rezultatesh dhe janë në zonën e rrezikshme.

Prizrenasit janë në pozitën e fundit me 9 pikë, ndërsa skuadra e Gjilanit është në vendin e tetë në tabelë, më 14 pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...