20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Java e 24-të e Superligës, sot tre ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja kryesore e kësja jave zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës.

“Intelektualët” janë në vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti renditet në pozitën e pestë me 34 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Llapit dhe Gjilanit.

Skuadra nga podujeva ka 47 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, kurse Gjilani ndodhet në pozitën e tetë më 22 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovë.

Skuadra nga Klina renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 30 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e parafundit me 15 pikë.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...