18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Java e 29-të e Superligës, sot tre ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj në udhëtim ndaj Feronikelit ’74.

Skuadra nga Suhareka është lidere e tabelës me 56 pikë, derisa ajo nga Drenasi po lufton për mbijetes, duke u renditur në vendin e tetë me 30 pikë.

Drita e cila renditet në vendin e tretë me 54 pikë, do të jetë mysafire e Lirisë.

Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.

Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...