Me daten 21 mars në Prishtinë fillon edicioni i 23-të Frankofonisë.
Duke filluar nga data 22 mars, aktivitetet e Frankofonisë do të organizohen në qytetin e Pejës, në Kino ‘Jusuf Gervalla’, ‘Anibar’ dhe ‘Birra Peja’, ku programi i këtij edicioni do jetë i pasur me aktivitetet të ndryshme siç janë: koncerte, filma, debate dhe tre konferenca në ditë, ku temat kryesore janë: kultura, edukimi, shkenca, diplomacia sportive, inovacioni, gastronomia, mjedisi dhe projektet europiane.
Gjatë qëndrimit në Pejë, përkatësisht nga ora 13:00 në Fabrikën e Birra Peja, panelist do të jenë nga: Franca, Belgjika, Zvicra dhe vendet tjera frankofone do të ketë një konferencë ku do të diskutojnë rreth temës ‘Birra dhe Turizmi, Historia, Tradita dhe Kultura’./Njeshi&RADIO 1/