8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Java e futsallit në kryeqytet, garat Elite Raund të Ligës së Kampionëve

Raundi elitar apo i njohur si “Elite Raund” i Ligës së Kampionëve në futsall do të fillojë sot (e mërkurë), pasi do të zhvillohet nga 29 nëntori deri më 3 dhjetor, ku katër skuadrat fituese të grupeve do të kalojnë në gjysmëfinale direkt në ndeshjet që luhen më 2/3 dhe 4/5 maj.

Nga sot deri në fund të javës, kryeqyteti i Kosovës do të frymojë ndryshe, pasi fituesi i titullit dhe Kupës së Kosovës në futsall, Prishtina 01, është nikoqir i ndeshjeve të Grupit B.

“Pallati i Rinisë dhe Sporteve” do të jetë palestra ku do të fillojnë ndeshjet e para sot, ato të dyta do të zhvillohen nesër (e enjte) dhe të shtunën mbyllet me ndeshjet e treta të grupit.

Prishtina 01 do ta luajë ndeshjen e parë të grupit kundër klubit të njohur të futsallit, Kairat Almaty, me takimin që pritet të fillojë nga ora 20:00.

Megjithatë, ditën do ta hap ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Benficës dhe Dobovcit të Sllovenisë, e cila do të zhvillohet nga ora 17:00.

Vlen të theksohet se Kairat Almaty është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa Benfica një herë, duke qenë dy nga klubet më të mira në botë.

Klubi kryeqytetas si organizator i kësaj ngjarje ka njoftuar se ka kryer të gjitha përgatitjet për ta bërë këtë javë të paharruar për sportin kosovar e në veçanti për adhuruesit e futsallit.

Biletat kanë dalë në shitje tash e disa ditë, por ende ka mbetur një numër i tyre pa u shitur dhe ato mund t’i blini në pllaton e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve me vetëm 3 euro për të dyja ndeshjet e ditës së sotme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...