15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Javë vendimtare për kombëtaren e Kosovës në hendboll

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.

Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.  

Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. 

Pas katër ndeshjeve, Kombëtarja jonë i ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë. 

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian. 

Për Kombëtaren tonë, kualifikimi do të ishte sukses historik. 

Për të shpresuar në kualifikim, Kombëtares sonë i duhet fitorja të enjten me Ishujt Faroe. Me fitore gjasat për kualifikim janë të mëdha. 

 I gjithë fokusi është te kjo ndeshje, ndërsa përkrahja e shikuesve është e domosdoshme.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...