13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Javën e ardhshme në Kosovë mot kryesisht i vranët

Në Kosovë javën e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell.

Të hënën është paraparë që vende-vende të ketë riga shiu të intensiteti të dobët, ndërsa në vise malore edhe të intensitetit mesatar, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të martën po ashtu është paraparë mot i vranët e me intervale me diell, e po ashtu ngjashëm do të jetë moti edhe të mërkurën. Këto ditë parashihet rritje të lehta të temperaturave.

Të enjten do të ketë intervale më të gjata me diell e rritje të temperaturave, ndërsa të premten moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

“Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet nga Instituti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...