4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Javën e ardhshme reshje bore në viset malore

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot më i ftohtë por kryesisht me diell. Do të fryjnë erëra më të ftohta nga verilindja.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalja deri në 10°C Maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot pak më i ftohtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Java e ardhshme fillon me mot të ftohtë dhe të thatë. Nga mesi i javës parashihen periudha me të reshura, kryesisht shiu, e të borës në vise malore.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 13C e 14C në pjesën e dytë të javës, si një indikator që rryma më të ngrohta ajrore depërtojnë mbi rajon. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në 4C e 5C. Në fundjavën e ardhshme, më pas pritet një pushim nga të reshurat.

Pas datës 18, sërish shfaqen gjasa për mot jostabil, me të reshura, herë herë paksa më intenzive, ndërkohë që temperaturat shfaqin trend të rënies më afër mesatareve në 9C e 10C, maksimalet, e minimalet pranë 0C./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...