Gjatë javës së kaluar janë raportuar 11 raste të vjedhjeve – 9 në Ferizaj, 1 në Kaçanik dhe 1 në Shtime.
Po ashtu janë raportuar 6 raste të dhunës në familje – 4 në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 në Kaçanik.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 37 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.” /Njeshi/