13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Javën e kaluar Policia rajonale e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, pezulloi 15 patentë shoferë

Policia rajonale e Ferizajt ka raportuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba dhe ka pezulluar 15 patentë shoferë.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 30 persona dhe 19 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...