-7.8 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Jehona Sopi rikthehet me këngën e re “A na i more”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jehona Sopi, është rikthyer me këngë të re.

“A na i more” titullohet projekti i radhës i artistes, të cilin e ka sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Me një tekst të ndjerë të shkruar nga Aida Baraku dhe muzikë të Armend Rexhepagiqit, kjo këngë besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Orkestrimin e projektit e ka bërë Fatjon Miftari. me video të realizuar nga Berat Hasani.

Të shumta kanë qenë komplimentet që Sopi mori pak pas lansimit, duke qenë se mbetet akoma e preferuar për këngët që ka sjell ndër vite.

Pavarësisht kohës dhe ndryshimeve në treg, ajo i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Jehonës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...