20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ‘ndahen’ pas tre jave martesë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pas tri jave martesë, kanë vendosur që të distancohen për pak kohë nga njëri tjetri. Ketë vendim e morën pasi perënduan muajin e mjaltit në Paris.

Të dy besojnë se pak distancë do të jetë e dobishme për marrëdhënien e tyre.

Lajmi, është bërë publik fillimisht nga ‘Hollywood Life’, konfirmon se aktori dhe këngëtarja e famshme kanë rënë dakord për t’u ndarë disa ditë, pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë.

Arsyeja e këtij vendimi, është forcimi i lidhjes së tyre.

‘Meqenëse profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, Lopez dhe Affleck, kanë vendosur të distancohen në mënyrë që t’i mungojnë më shumë njëri-tjetrit’ , ka thënë një  burimi pranë çiftit.

Ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se alternativa më e mirë është të vendosin një distancë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...