Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj të mrekullueshme gjatë një seti fotografish në Instagram, ku shfaqej me një fustan të ngushtë dhe pa sytjena.
Fustani i zi pa shpinë i markës Mônot e theksonte trupin e saj të përkryer, duke zbuluar një dekolte të theksuar.
Pasi ka postuar fotografitë, Jennifer shpërndau edhe një mesazh për ndjekësit, duke shkruar: “Pjesa ime e preferuar rreth daljes është të kthehem në shtëpi për meze të lehtë të mesnatës”.
Edhe pse është e njohur për trupin e saj të shkëlqyer, ajo vazhdon të shprehë vetëbesimin dhe t’i inkurajojë të tjerët që të besojnë në veten e tyre.
Në të njëjtën kohë, Ben Affleck ka kaluar kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.
Ata kanë vendosur të kalojnë Krishtlindjet bashkë me fëmijët e tyre.
Lopez vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të jetës së saj personale dhe profesionale me miliona ndjekës/Njeshi/